Ве молиме користете го овој идентификатор да го цитирате или поврзете овој запис:
http://hdl.handle.net/20.500.12188/26510
Наслов: | LEKTYRA SHKOLLORE DHE FUNKSIONI I SAJ | Other Titles: | / | Authors: | DIBRA-ZEQIRI FARKETA | Keywords: | lektyra, leximi, nxënësi, shkolla, mësuesi | Issue Date: | 2019 | Publisher: | ALBANOLOGJIA - INTERNATIONAL JOURNAL OF ALBANOLOGY | Source: | / | Проект: | Seminari XII Nderkombetar i Albanologjise | Journal: | / | Series/Report no.: | ALBANOLOGJIA/ Vol.6/No.11-12;96-100 | Conference: | Skenderbeu mes historise dhe letersise | Abstract: | Abstrakt Në terminologjinë tonë pedagogjike termi lektyrë përdoret me një domethënie specifike, që vërtetohet edhe me përdorimin e emërtimeve të shumta si: lektyrë letrare, lektyrë shkollore, lektyrë shtëpiake, lektyrë e detyrueshme, lektyrë e zgjedhur etj. Me përdorimin e këtyre emërtimeve synohet të bëhet kufizimi dhe distancimi nga veprat e tjera letrare që i lexojnë nxënësit, por të cilat nuk janë të parapara si lektyra shkollore/shtëpiake. Lektyra zë një vend të rëndësishëm në programin mësimor të lëndës së gjuhës amtare, detyrat dhe funksionet që dalin drejtpërsëdrejti nga leximi i saj janë të shumta, por mbi të gjitha ajo synon: ta nxisë nxënësin të punojë në mënyrë të pavarur me librin; të mundet nxënësi në mënyrë të pavarur të sjellë gjykime mbi vlerën ideoartistike të veprës letrare; ta zgjerojë kreativitetin dhe imagjinatën; ta pasurojë fjalorin; të ngjallë dashuri ndaj gjuhës dhe letërsisë; ta përmirësojë kulturën e të shprehurit me gojë dhe me shkrim etj. Paralelisht me këtë duhet theksuar se një ndër rolet dhe funksionet që arrihet të realizohet gjatë leximit dhe interpretimit të saj është ai edukativo-arsimor. Ora e lektyrës duhet t’i udhëzojë dhe aftësojë me sukses nxënësit që të mund të lexojnë, kuptojnë, përjetojnë, ta gjejnë veten në botën që ndeshin në veprat që lexojnë dhe pozitivisht ta formojnë personalitetin e tyre të ri. Gjykojmë, se lektyra duhet kuptuar dhe përdorur si përmbajtje, mënyrë, mjet, formë, aktivitet dhe kusht për ngritjen e kulturës së leximit te nxënësit në kushte dhe rrethana konkrete pedagogjike në shkollë dhe qëllimisht të vazhduara në kushte dhe rrethana familjare/shtëpi. | Опис: | / | URI: | http://hdl.handle.net/20.500.12188/26510 | ISSN: | 1857-9485 (PRINT) 2545-4919 (online) |
Appears in Collections: | Faculty of Philology: Conference papers |
Files in This Item:
File | Опис | Size | Format | |
---|---|---|---|---|
LEKTYRA SHKOLLORE DHE FUNKSIONI I SAJ.pdf | 233.37 kB | Adobe PDF | View/Open |
Page view(s)
37
checked on 24.7.2024
Download(s)
113
checked on 24.7.2024
Google ScholarTM
Проверете
Записите во DSpace се заштитени со авторски права, со сите права задржани, освен ако не е поинаку наведено.