Please use this identifier to cite or link to this item:
http://hdl.handle.net/20.500.12188/27037
Title: | REPLANTIMI I GJYMTYRËS SË POSHTME TË AMPUTUAR NË AKSIDENT KOMUNIKACIONI – RAPORTIM RASTI | Authors: | Artan Dika Jordan Savevski GJorgje Djokikj |
Issue Date: | Dec-2019 | Publisher: | SHMSHM | Journal: | MEDICUS | Abstract: | HYRJE: Replantimi i gjymtyrëve të amputuara është i mundur përmes ndërhyrjeve kirurgjikale komplekse. Kjo gjë kërkon ndërhyrje të shpejtë, reanimim dhe punë ekipore të koordinuar në mes të degëve të ndryshme të kirurgjisë. Amputimet e gjymtyrëve zakonisht ndodhin në aksidente të rënda komunikacioni ose nga lëndimet e rënda në vendet e punës. RAPORTIM RASTI: Pacienti mashkull, 32 vjeçar, u soll në Qendrën urgjente kirurgjikale dhe u operua pas reanimimit, për shkak të amputimit të gjymtyrës së poshtme të djathtë në një aksident me veturë. Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga një ekip i përzier kirurgësh i përbërë nga kirurgë vaskular, traumatolog dhe kirurgë plastik. Së pari u realizua anastomoza e venës dhe arteries femorale, e pasuar nga fiksimi i kockës, neurorafia e nervit tibial dhe peroneal dhe sutura e muskulaturës. Gjymtyra e amputuar pas replantimit ishte për rreth 5 cm më e shkurtër se ajo e padëmtuar. Pacienti tani ec me ndihmën e shkopit dhe nget veturën e tij. DISKUTIM: Replantimi i gjymtyrëve përbën ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar që kërkon kirurgë të përgatitur e me përvojë, punë ekipore dhe pajisje operatore të sofistikuara. Në Maqedoni deri tani nuk është raportuar ndonjë rast tjetër i replantimit të gjymtyrës së poshtme. Në një replantim të suksesshëm rezultati përfundimtar duhet të jetë më i mirë se përdorimi i protezës. Sidoqoftë në këtë zgjedhje fjalën e fundit duhet ta ketë vet pacienti. FJALËT KYÇE: replantim, gjymtyrë e poshtme, punë ekipore, urgjencë. | URI: | http://hdl.handle.net/20.500.12188/27037 |
Appears in Collections: | Faculty of Medicine: Journal Articles |
Files in This Item:
File | Description | Size | Format | |
---|---|---|---|---|
medicus-dhjetor-2019.pdf | 2.38 MB | Adobe PDF | View/Open |
Page view(s)
37
checked on Jul 11, 2024
Download(s)
4
checked on Jul 11, 2024
Google ScholarTM
Check
Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.